“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si trajtohet thoi në mish?
Mjeku: Hyrja e thoit nën mish duhet të trajtohet sapo është evidentuar si problem. Nëse kapet që në fillim (para se të infektohet), kujdesi në shtëpi mund të parandalojë nevojën për trajtim të mëtejshëm:
Futeni këmbën në ujë të ngrohtë 3-4 herë në ditë.
Mbani këmbët e thata gjatë pjesës tjetër të ditës.
Vishni këpucë të rehatshme e të përshtatshme për këmbën dhe gishtërinjtë. Merrni në konsideratë veshjen e sandaleve derisa mos të ketë shenja inflamacioni.
Mund të merrni ibuprofen ose acetaminofen për lehtësimin e dhimbjes.
Nëse nuk ka përmirësim në 2-3 ditë ose, nëse përkeqësohet gjendja, kontaktoni me mjekun tuaj.
Mund të keni nevojë të ngrini cepin e thoit lart nga pozicioni i ngulitur dhe futur nën mish dhe të vendosni disa fije pambuk në mes të thoit dhe lëkurës. Ndërrojeni këtë paketim çdo ditë.
Trajtimi kirurgjikal
Nëse ka tepër shenja inflamacioni: enjtje, dhimbje dhe rrjedhje sekrecionesh të pranishme, ndoshta thoi është i infektuar dhe duhet të trajtohet nga një mjek. Ju mund të keni nevojë për të marrë antibiotikë nga goja dhe thoi mund të ketë nevojë të hiqet pjesërisht ose tërësisht.
Mjeku mund të heqë kirurgjikalisht një pjesë të thoit, një pjesë e shtratit të tij , disa prej indeve të buta ngjitur me të dhe madje edhe një pjesë të qendrës së rritjes.
Kirurgjia është efektive në eliminimin e buzës së thoit nga rritje brenda dhe përpara lëkrës. Heqja e përhershme e thonit mund të këshillohen për fëmijët me hyrje të thonit nën mish me infeksione të përsëritura e kronike.
Nëse ju keni shumë dhimbje dhe/ose infeksion, mjeku mund të largojë një pjesë të thoit të hyrë nën mish (shkëputje e pjesshme e thoit). Në gisht do të injektohet anastezik dhe mjeku do të përdorë gërshërë për të prerë pjesën hyrëse nën mish duke u kujdesur që të mos prekë shtratin e thoit. Një ekspozim i shtratit të thoit mund të jetë shumë i dhimbshëm. Heqja e tërë thoit të hyrë nën mish (shkëputje të plotë e shtratit të thoit) rrit gjasat që thoi që do të rritet, të dalë i deformuar. Rirritja e thoit mund të marrë 3-4 muaj.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.