MENU
klinika

NBA

Celtics marrin kreun në Lindje, Antetokounmpo një “bishë”

23.10.2022 - 11:58

NBA vijon me ndeshjet në të dyja konferencat. Në Lindje, Boston Celtics vijon të dominojë në kampionat, duke fituar 126-120 ndaj Orlando, një ndeshje me emocione shumicën e kohës (Tatum 40 pikë).

Ky është suksesi i tretë për Celtics, që marrin menjëherë frenat e renditjes. Fiton edhe Miami, që në fushën e tij ndali Toronto me rezultatin 112-109 (Butler 24 pikë).

Ndërsa në Perëndim,  Dallas Mavericks, falë 32 pikëve e 10 asist të Luka Doncic, mposhti 137-96 Memphis Grizzlies. Nuk zhgënjen as Indiana, që mundi 124-115 Detroit Pistons (Mathurin 27 pikë).

Skuadra e Clippers mori fitoren e dytë, duke mundur 111-109 Sacramento jashtë fushe. Paul George me 40 pikë ishte lider në fushë për Clippers. Ndeshje të mirë bëri edhe Antetokounmpo, që realizoi 44 pikë e 12 rebound në fitoren 125-105 të Milwaukee ndaj Houston.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN