Rishi Sunak sapo ka deklaruar se do të kandidojë për të qenë kreu i ardhshëm i Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht kryeministri i ri i Britanisë së madhe nëse fiton.
Shpalljen e kandidaturës Sunak zgjodhi ta bënte përmes një postimi në Twitter, ku thekson se Britania është një vend i mrekullueshëm, por po përballet me një krizë të rëndë ekonomike, të cilën duhet ta përballojë.
Sunak shton se ai është i gatshëm që të ringrejë ekonominë e Britanisë së Madhe, si dhe të bashkojë Partinë Konservatore.
“Sfidat me të cilat përballemi tani janë edhe më të mëdha” se ato të paraqitura nga pandemia, “mundësitë – nëse bëjmë zgjedhjen e duhur – janë fenomenale”, tha Sunak.
Duke iu drejtuar kolegëve ai shkruan: “Unë po ju kërkoj mundësinë për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve tona. Të udhëheqim partinë dhe vendin tonë përpara drejt zgjedhjeve të përgjithshme të ardhshme, të sigurt në të dhënat tona, të vendosur në bindjet tona dhe të gatshëm për të udhëhequr sërish”.
Ndërkohë Jacob Rees-Mogg, në ekipin e ish-kryeministrit Boris Johnson, tha përfundimisht se ish-kryeministri do të “qëndrojë përsëri”, duke lënë të hapur mundësinë e rikandidimit.