MENU
klinika

Nga siguria kibernetike

Rama takon homologun izraelit: Ja çfarë diskutuam

23.10.2022 - 19:17

Në ditën e parë të vizitës nv Izraeli, kryeministri Edi Rama ka takuar homologun e tij Yair Lapid.

Ka qenë vetë shesfi i ekzekutivit që ka publikuar disa foto dhe ka zbardhur temat e diskutimit me Lapid.

“Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit” – thotë Edi Rama në rrjetet sociale.

Vizita vjen pasi Shqipëria u përball për muaj të tërë me sulmet kibernetike nga grupimi “Homeland Justice”.

Qeveria shqiptare akuzoi Iranin dhe shkëputi marrëdhëniet diplomatike me këtë të fundit.