MENU
klinika

ARRSH: Në total janë 200 km rrugë

“Pesë akse rrugore do monitorohen me radarë dhe kamera”

23.10.2022 - 19:21

Javanews
Home Kryesoret
“Pesë akse rrugore do monitorohen me radarë dhe kamera”, ARRSH: Në total janë 200 km rrugë
23/10/2022 17:30
“Pesë akse rrugore do monitorohen me radarë dhe kamera”, ARRSH: Në total janë 200 km rrugë
Shperndaj ne Facebook
Shperndaj ne Twitter
5 akse rrugore prej 200 km në Shqipëri do të monitorohen me kamera duke shmangur prezencën e efektivëve të policisë në rrugë. Evis Berberi, drejtor i ARRSH thotë se kjo është pjesë e qendrës kombëtare të monitorimit të trafikut e cila pritet të ngrihet brenda dy muajsh.

“Sapo kemi shpallur garën për qendrën kombëtare të monitorimit të trafikut. Është një investim tërësisht i shtetit shqiptar, ngritja e një godine për monitorimin e trafikut dhe 200 km e para . QKMT do jetë entitet i ARRSH, do ngrihet një godinë e re me 200 km e para që përfshin aksin Tiranë-Elbasan, Tiranë-Durrës, Rinas-Kashar, Fier-Vlorë dhe Elbasan-Durrës”.

Sipas drejtuesve të ARRSH, Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut nuk do të shërbejë vetëm për vendosjen e gjobave direkt nga sistemi me kamera, por edhe për rritjen e sigurisë së lëvizjes.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për vendosje gjobash, por duke qenë një aks i monitoruar me kamera ti ndërhyn në kohë reale edhe në akte kriminale, edhe për aksidente. Në këtë godinë nuk ka vetëm monitorim trafiku, ka rritje të cilësisë së lëvizjes, dhe në bashkëpunim me këtë do të kemi implementimin e radarëve të matjes së shpejtësisë, së peshëmatësve që matin në kohë reale dhe të gjitha këto të dhëna që do të merren nga këto sensorë do transmetohen në Qendrën Kombëtare të Monitorimit ku do të jenë të vendosur si punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, policisë, emergjenca civile, shëndetësisë”.

Projekti për ngritjen e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut e cila do të ndërtohet brenda ARRSH, kap vlerën 2.5 mld Lekë pa TVSH.