MENU
klinika

Kryeministrat e BE mblidhen në Tiranë në 6 Dhjetor

Michel jep lajmin: Samit për të riafirmuar mbështetjen tonë…

23.10.2022 - 20:42

Samiti i ardhshëm i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor do të mbahet në Tiranë më datë 6 Dhjetor.

Lajmi bëhet i ditur nga Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, cili konfirmon se kryeministrat e BE dhe Emannuel Macron do të vijnë në kryqytetin e Shqipërisë.

“Samitin e ardhshëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor në rajon do ta mbajmë më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri, për të riafirmuar dhe përforcuar angazhimin tonë. Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Europian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”, shkruajti Michel në një postim në Twitter.