MENU
klinika

Destinacioni i pazakontë

Fshati Krijues në Petrelë

23.10.2022 - 21:14

Petrelës, zonës piktoreske në periferi të Tiranës, i është shtuar një fshat i pazakontë. Një vend ku çdokush, jo vetëm fëmijët, mund të gjejë plot mundësi për t’u argëtuar dhe të kalojë një ditë ndryshe me familjen ose shoqërinë. Fshati Krijues është projekti i ri, që synon t’i japë zonës një destinacion të ri, sidomos për fundjavën, duke transformuar disa kapanone ushtarake në hapësira krijuese dhe argëtimi.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e vizitoi këtë hapësirë të re së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti. Ai tha se rigjallërimi i periferive të Tiranës u bë e mundur falë reformës territoriale, e cila i dha mundësinë bashkisë të investojë më shumë në ish komuna.

“Jam vërtet shumë krenar për 4-5 organizatat që janë bërë bashkë për të krijuar një destinacion si ky. Tirana është sot 1250 km2 – nga një qytet me vetëm 42 km2, ndodhi një bashkim madh me pjesën rurale dhe pyetja ka qenë: A ia vlejti? Nga ana infrastrukturore është shumë kollaj të përgjigjesh: Patjetër që ia vlejti! Shumë prej këtyre rrugëve që janë bërë në zonat rurale, me taksat e ish komunës së Krrabës, apo të Zall-Bastarit, Shëngjergjit, nuk do të ishin bërë kurrë. Do të duheshin 65-70 vjet, por bashkimi me Tiranën arriti të krijonte një lloj rishpërndarjeje,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se pas infrastrukturës, jeta dhe gjallëria në këto zona vjen nga zhvillimi i kulturës dhe i turizmit.

“Sot ndihem vërtet mirë që, përveç infrastrukturës, kanë ardhur edhe aktivitetet kulturore. Kur bëhen të dyja bashkë, investimi ka duk. Vërtetë kemi bërë diçka mbarë dhe bravo ju qoftë të gjithëve për këtë që keni arritur. Në qoftë se nuk ka bashkëpunim, nuk funksionon dot energjia e përbashkët. Në momentin që bëhemi bashkë, dhe tashmë kemi bërë një plan me Elvën se si do të lobojmë te Ministria e Mbrojtjes, që ky ‘pushtimi i butë’ që ndodhi sot me fëmijët, me art dhe kulturë, të kthehet në një pushtim edhe me letra, që ta kemi si një strukturë permanente këtë akupunkturë që është zhvilluar në Petrelë”, tha Veliaj.

Ai shtoi se ambicia e Bashkisë së Tiranës është që secili destinacion në kryeqytet të këtë edhe një veçori specifike, ose një minibrand brenda emrit të madh të Tiranës. Fshati Krijues shërben edhe si laborator për të gjithë artistët dhe njerëzit që duan të zhyten në një botë kreative.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale