Tri ndeshje dhe tri humbje për skuadrën e Los Angeles Lakers, që duket se shumë shpejt ka hyrë në krizë këtë sezon në NBA. Kalifornianët u mundën së fundmi 106-104 nga Portland, sfidë ku diferencën e bëri Damian Lillard, autor i 41 pikëve.
LeBron James realizoi 31 pikë dhe Davis 22, por që mbetën për statistikë. Kjo humbje zbeh edhe njëherë tjetër pretendimet e Lakers, duke përsëritur atë që ndodhi sezonin e kaluar, duke mos u futur dot as në play-off, edhe pse në përbërje ka yje.
Rikthehet te fitorja ekipi i Golden State Warriors, që mundi 130-125 Sacramento Kings në një ndeshje spektakolare. Stephen Curry gjithnjë e më shumë është lider për kampionët në fuqi, duke realizuar 33 pikë, mbështetur edhe nga Wiggins me 24.
Jashtë fushe triumfoi Phoenix Suns, që mposhti 112-95 Clippers, një përballje mes dy ekipesh rivale për titull. Booker me 35 pikë ishte lider për Suns, ndërsa për Clippers mungoi Leonard.