Tifozët në stadiumin “Maurice Dufrasne” në Belgjikë përjetuan një moment prekës teksa futbollisti i Standard Liege, Aron Donnum i propozoi të dashurës së tij, Celine Bizet, pas përfundimit të ndeshjes kundër rivalëve të ashpër të Anderlecht-it.
Standard sapo kishte regjistruar fitoren e rehatshme 3-1 ndaj rivalëve kryeqytetas, në një ndeshje kaotike që u ndërpre në një moment për shkak të trazirave të tifozëve. Megjithatë, Donnum nuk mund ta lejonte kaosin që ta ndalonte atë që kishte përgatitur; t’i bënte pyetje të dashurës para kolegëve të tij nëse pranon të martohet me të.
What a moment 🥰 pic.twitter.com/svRLO9h78v
— Standard de Liège (@Standard_RSCL) October 24, 2022
E dashura e tij luan për Tottenham Hotspur (femra), sipas “SB Nation”. Kur ndeshja përfundoi, lojtarët dhe stafi i Standard Liege formuan një rreth, në mes ishte Donnum, i cili u ul në gjunjë para Bizet, e cila e shijoi pa fund momentin. Në një rast të tillë thellësisht emocionues, ajo tha “po”.