MENU
klinika

“Superdramë e dhimbshme"

Dyshimet mbi rastin e 32-vjeçarit/ Zheji: Nuk dua të besoj se kemi një polici vrasëse

24.10.2022 - 16:21

Analisti Artur Zheji i ftuar në “Pikat mbi i” ka folur në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti më 19 tetor.

Ai u shpreh se kjo është një dramë e dhimbshme, ndërsa shtoi se nuk do të besojë se kemi një polici vrasëse.

Superdramë e dhimbshme. Një jetë njeriu është shuar në rrethana të mistershme. E vërteta ka shumë rëndësi se është në favorin e shtetit. Sa më shumë të vërtetë të ketë në dinamikën e ngjarjes, aq më shumë qetësohen shpirtrat e njerëzve. Nuk dua të mendoj që kemi një polici vrasëse, por ata që janë në linjën e parë të frontit ndaj krimit janë me simptoma psikosomatike të veçanta.

Jo të gjithë mund ta mbajnë presionin. Reagimi i një polici nën presion janë të habitshme. Drejtësia të jetë e ashpër, e paanshme dhe të kuptohet se nuk po fshihet e vërteta. Kemi një precedent kur është fshehur dhe kjo ka krijua pa besueshmëri për versionet që jep policia. Versionet më mirë të vonohen sesa të jenë të gabuara”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN