MENU
klinika

“E meriton Ukraina”

Shakhtar, FIFA-s: Përjashtojeni nga Botërori!

24.10.2022 - 18:19

Kupa e Botës është afër, ndërsa tensioni ka filluar që të rritet. Në fakt, pyetja lidhur me përjashtimin e mundshëm të Iranit nga Kupa e Botës vazhdon. Ndër skuadrat që janë pro është edhe Shakhtar Donetsk.

Shefi ekzekutiv i klubit ukrainas, Sergei Palkin, i kërkoi FIFA-s që të përjashtonte Iranin në favor të Ukrainës, por për një arsye tjetër: “Ndërsa udhëheqja iraniane do të argëtohet duke parë ekipin e tyre kombëtar duke luajtur në Kupën e Botës, ukrainasit do të vriten nga dronët iranianë dhe raketat iraniane.

Secili prej dronëve u prodhua, u dorëzua nga autoritetet iraniane, instruktorët iranianë dhe ushtria trajnuan, menaxhuan drejtpërdrejt lëshimet e dronëve që shkatërruan shtëpi, muze, universitete, zyra, terrene sportive dhe kënde lojërash, dhe më e rëndësishmja, vranë ukrainas.

Shakhtar i bën thirrje FIFA-s dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar që të ndalojnë menjëherë kombëtaren e Iranit të luajë në Kupën e Botës për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të vendit në sulmet terroriste ndaj ukrainasve.

Ukraina e meriton të jetë në Botëror, pasi në kushte të pabarabarta me kombëtaret e tjera gjatë play-off-it, ata luajtën me zemër. Zëvendësimi i Iranit nga Ukraina do të ishte i justifikuar historikisht dhe sportivisht. Të gjithë duhet t’i bashkohen presionit mbi burokracinë e futbollit”, – është shprehur Palkin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kroati rrëfen luftën e tretë të jetës

Srna: UEFA e ndihmoi Ukrainën, FIFA na shkatërroi