MENU
klinika

Jo vetëm falje

Kushtet që Ronaldo të jetë me ekipin e parë

24.10.2022 - 22:21

Janë bërë të njohura kushtet e rikthimit të Cristiano Ronaldos në skuadrën e parë të Manchester Unitedit. Portugezi u gjobit dhe u pezullua, pasi nuk pranoi të inkuadrohej si zëvendësues në ndeshjen kundër Tottenham.

Sipas “The Athletic”, çështja e rikthimit të Ronaldo në skuadër do të vendoset pas një bisede me trajnerin, Erik ten Hag, i cili ndërmend të ndryshojë pozicionin e tij. Ai e sheh Cristianon si një nga opsionet për të forcuar skuadrën, por jo një lojtar që i garantohet një vend në formacionin bazë.

Trajneri dëshiron të dëgjojë se çfarë mendon 37-vjeçari për situatën dhe, nëse është gati të pranojë të mos jetë në formacionin titullar në çdo ndeshje. Më tej thuhet se, nëse Ronaldo pajtohet me kushte të tilla dhe kërkon falje për sjelljen e tij, ai do të mund kthehet në stërvitje me skuadrën e parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Raportimet nga “Le Parisien”

Neymar dhe Messi, paga sa gjysma e Mbappe


Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin