MENU
klinika

“Nuk jam homofob, por…”

Berisha: Termat prindi 1 dhe prindi 2 nuk duhet të ekzistojnë

24.10.2022 - 22:12

Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer pas në kohë, teksa ka reflektuar për disa nga vendimet e mara gjatë kohës që ishte në krye të qeverisë.

Përmes një interviste për RTSH, Berisha deklaroi se termat e rinj “Prindi 1” dhe “Prindi 2” nuk duhet të ekzistojnë, ndërsa theksoi se nuk është homofob dhe ndihej krenar që miratoi kur ishte në pushtet ligjin për të drejtat e komunitetit LGBTQI, pasi sipas Berishës, ai ligj respektonte lirinë e individit.

“E them edhe unë, u rithemelua sepse e kishte të domosdoshme rikthimin te vlerat e saj tradicionale e konservatore. Ne po rikthehemi te individi dhe jo tek kryetari. Po rikthehemi te familja. “Prindi 1” dhe “Prindi 2” janë budallallëqe. Unë s’jam homofob, por jam kundër shkatërrimit të familjes. Nuk mund të ketë koncept tjetër të familjes. Për ligjin që kam miratuar për LGBT ndihem shumë mirë sepse kam respektuar lirinë. Shqiptarët shohin interesin kombëtar dhe shohin se kanë një parti që i del zot interesit kombëtar”, u shpreh Berisha.