MENU
klinika

Rinovimi ose jo

PSG e mbulon me “ar”, Messi duhet të vendosë

25.10.2022 - 13:05

Në vitin e tij të dytë në Paris, Leo Messi është rikthyer të bwjw Messi-n: 9 gola dhe 10 asiste në 15 ndeshje. Ylli argjentinas është në përfundim të kontratës, në fund të këtij sezoni mund të largohet falas, por drejtuesit e PSG nuk dëshirojnë të privohen nga shërbimet e “pleshtit”.

“Le Parisen” ka zbuluar se PSG ka përpiluar ofertën e re për Leon, një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi për një tjetër vit. Kur bëhet fjala për kushtet ekonomike nuk është një sekret që sheikët nuk kanë rivalë, kështu është edhe këtë herë, Messi ka në tavolinë ofertën më të mirë ekonomike.

Rivali më i madh i PSG në këtë pikë mbetet Barcelona, dashura e vjetër e Messit, në çdo rast një rikthim i tij në “Camp Nou” mbetet një opsion i hapur.

Nuk mungojnë as ofertat joshëse nga MLS, por Messi do të marrë të gjithë kohën e nevojshme për të vendosur, për momentin është i fokusuar te Botërori i Katarit, i fundit për të me përfaqësuesen argjentinase.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Raportimet nga “Le Parisien”

Neymar dhe Messi, paga sa gjysma e Mbappe