MENU
klinika

Champions League

Chelsea ia del në Austri, bind Sevilla

25.10.2022 - 20:46

Chelsea mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Salzburg me rezultatin 1-2. Në ndeshjen e vlefshme për Grupin E të Champions League, “Blutë e Londrës” gjetën avantazhin në pjesën e parë me anë të Mateo Kovacic.

Por, në pjesën e dytë, austriakët surprizuan dhe barazuan në të 49-tën me anë të Adamu. Gjithsesi, anglezët e kaluan shpejt momentin e vështirë dhe nisën ofensivën në kërkim të avantazhit, i cili do të vinte në minutën e 64-të falë një goli të bukur të Kai Havertz.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi, teksa në minutën e 75-të pjesë e sfidës u bë edhe Armando Broja. Pas kësaj fitoreje, Chelsea udhëheq grupin me 10 pikë ndërsa Salzburg mbetet në vendin e dytë me gjashtë pikë. Një grup në të cilin gjenden edhe Milan me Dinamo Zagreb.

Ndërkohë, në Spanjë, Sevilla mposhti me rezultatin 3-0, Copenhagen. Andaluzianët i shënuan të dy golat në fraksionin e dytë të lojës teksa ai që zhbllokoi shifrat ishte sulmuesi El-Nesyri në minutën e 61-të ndërsa Isco dhe Montiel vulosën fitoren me golat e tyre respektivisht në minutën e 88-të dhe 92.

Pas këtij triumfi, Sevilla renditet në vendin e tretë të Grupit G me pesë pikë, ndërsa Copenhagen është i fundit me 2 pikë. Këtë grup e udhëheq Manchester City me 10 pikë, i ndjekur nga Dortmund me shtatë pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN