MENU
klinika

Ja ç’tregon kjo për antitrupat

Patët efekte anësore pas vaksinës së Covid?

25.10.2022 - 22:21

Sipas një studimi të ri, njerëzit që raportuan se patën efekte anësore ndaj vaksinave të Covid-19 Pfizer/BioNTech dhe Moderna, të tilla si temperaturë, të dridhura ose dhimbje muskujsh, priren të kenë pasur një përgjigje më të madhe të antitrupave pas vaksinimit.

Të kesh simptoma të tilla pas vaksinimit shoqërohet me përgjigje më të mëdha të antitrupave krahasuar me dhimbjen ose skuqjen në vendin e injektimit ose të mospaturit simptoma fare, sugjeron studimi i botuar në revistën JAMA Network Open.

Por, edhe pse disa njerëz mund të kenë efekte anësore të vogla, të lokalizuara ose të mos kenë fare simptoma, vaksina ende shkakton përgjigje të fortë imune. Pothuajse të gjithë pjesëmarrësit e studimit patën një përgjigje pozitive të antitrupave pas përfundimit të një serie vaksinash me dy doza Pfizer/BioNTech ose Moderna.

“Nuk dua që një pacient të më thotë: ‘Nuk pata asnjë reagim, nuk më dhimbte krahu, nuk kisha temperaturë. Vaksina nuk funksionoi.’,” tha për CNN Dr. William Schaffner. “Studimi është më shumë për të siguruar njerëzit që kanë pasur një reagim se sistemi i tyre imunitar i përgjigjet, në të vërtetë në një mënyrë mjaft të mirë, vaksinës, edhe pse kjo u ka shkaktuar atyre disa shqetësime,” tha Schaffner.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspertët bëjnë paralajmërimin e frikshëm

“Covid mund të jetë fillimi, ende po numërohen të vdekurit”


Intervista/ “Mund ta kaloni pa simptoma, më i shpeshtë te femrat”

Shenjat që jep trupi kur jeni në prag të një infarkti

Nuk është i përshtatshëm për të gjithë!

Rastet shëndetësore kur nuk duhet të konsumoni xhenxhefil

Si të dalloni rastet problematike

4 përgjigje për dhimbjen e papritur të gjurit