MENU
klinika

Nostalgjia, sipas Gabriel Garcia Marquezit

“T’i ulesh pranë dhe të dish se nuk do ta kesh kurrë!”

26.10.2022 - 11:55

Shkrimtari fitues i çmimit Nobel, Gabriel García Márquez

Për të filluar ditën, ju sjellim një fjali të bukur nga Márquez, marrë nga romani “Dashuri në kohërat e kolerës” (1985). “Mënyra më e keqe për të ndjerë mungesën e dikujt, është t’i ulesh pranë dhe të dish se nuk do ta kesh kurrë”.

Gabriel Garcia Márquez, babai i realizmit magjik

Ndër shkrimtarët më të famshëm në gjuhën spanjolle, Gabriel García Márquez konsiderohet babai i realizmit magjik. Me talentin e tij të jashtëzakonshëm ai kontribuoi në tërheqjen e vëmendjes mbarëbotërore drejt letërsisë së Amerikës Latine. Shkrimtarë si Isabel Allende dhe Paulo Coelho u frymëzuan prej tij. Në romanet e tij, realiteti dhe fantazia, historia dhe legjenda ndërthuren derisa ngatërrohen mes tyre. Një udhëtim nëpër kohë dhe hapësirë ​​falë përdorimit të shpeshtë të rikthimeve dhe proliksave, të cilat e transportojnë lexuesin në një vorbull kohore shumë sugjestionuese.

Romani i tij më i famshëm, “Njëqind vjet vetmi”, u votua në vitin 2007 si vepra e dytë më e rëndësishme në gjuhën spanjolle e shkruar ndonjëherë. Një tjetër kryevepër absolute është “Dashuri në kohërat e kolerës”, nga e cila është nxjerrë fjalia e Markezit.

“Dashuri në kohërat e kolerës”

Një dashuri romantike dhe e pafund, në gjendje për të pritur me durim, me besim të palëkundur, për “pesëdhjetë e tre vjet, shtatë muaj e njëmbëdhjetë ditë, duke përfshirë edhe netët”. Në fakt, Florentino Aziza, poeti dhe pronari i Compagnia Fluviale del Caribe, duhet të presë kaq shumë përpara se të shohë më në fund ëndrrën e tij të realizuar me Fermina Daza, vajzën më të bukur në Kolumbi. Është kronika e një pritjeje të gjatë e të sigurt, e një dëshire që nuk shuhet por shtohet me kalimin e viteve, duke kapërcyer të gjitha pengesat.

Një histori dashurie dhe shprese me të cilën, Márquez braktis shqetësimin e tij të zakonshëm dhe angazhimin e tij ndaj denoncimit social, për të treguar një epope magjepsëse pasioni dhe optimizmi. Një roman atipik dhe i shkëlqyer nga i cili del shija intensive për një rrëfim të plotë dhe përrallor, me përshkrimet plot ngjyra të Karaibeve me diell dhe njerëzve që jetojnë aty.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale