MENU
klinika

Evakuohen banorët

Rrjedhje gazi në cisternat e gazit në Porto Romano

26.10.2022 - 12:34

Banorët e Porto Romanos janë evakuuar këtë të mërkurë nga zona për shkak se ka rrjedhje në cisternat e gazit.

Për këtë shkak mësohet se është ndërprerë mësimi edhe në shkollën Met Hasa.

Në zonë ndodhet policia teksa raportohet për një aromë të rëndë që është përhapur në Porto Romano.

“Një frikë e madhe, ne e paramendojmë se është hera e dytë kjo që po ndodh, u bë problem para dy tre muajsh, nuk u mrr asnjë masë. Këtu është sikur natën ose ditën më e rrezikshme ditën kur ka kalamaj këtu të kishte pasur një shkëndijë këtu te ambulanca apo shkolla këtu do ishte bërë katastrofë e paparë. Kjo është bërë problem që herën e parë por asnjë masë nuk u mor. Ka dy javë që kjo zonë është përfshirë nga era e gazit. Kjo është si minë me sahat, nuk dihet kur do plasi”, u shpreh një banor i zonës për Euronews.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin