Që ekipet të paraqiten sa më mirë rol kryesor luajnë edhe trajnerët. Por a vlerësohen sa duhet për punën e tyre? Media spanjolle “Mundo Deportivo” ka renditur teknikët më të paguar në histori. E veçanta është se në këtë listë vihet re mungesa e disa trajnerëve më të mirë si: Del Boske, Pep Guardiola, Sër Aleks Ferguson, Joakim Lëv, Arsen Venger etj.
10/ Ronald Koeman, 6 milionë euro
Nuk bëhet fjalë për ardhjen e tij në Barcelonë, por për nënshkrimin e tij me Everton në 2015-ën. Skuadra i dha çelësat e Goodison Park holandezit dhe pak rëndësi kishte që ai duhej të paguante 6 milionë euro për Sauthempton.
9/ Mark Hughes, 6.2 milionë euro
Në vitin 2008 Mançester Siti i pagoi 6.2 milionë euro Blakburn Rovers për të marrë Mark Hugues. Uellsiani qëndroi vetëm një vit në “Etihad Stadium”.
8/ Brendan Rodxhers, 6.2 milionë euro
Në vitin 2012 Liverpul pagoi 6.2 milionë euro për Brendan Rodxhers.
7/ Unai Emery, 7 milionë euro
Aston Vija pagoi 7 milionë euro për të marrë trajnerin Unai Emery nga Vijareal.
6/ Zhoze Murinjo, 8 milionë euro
Në 2010 Real Madrid pagoi 8 milionë euro për të marrë nga Interi Zhoze Murinjon.
5/ Ruben Amorim,10 milionë euro
Në 2020-ën Sporting de Portugal pagoi 10 milionë euro për Ruben Amorim.
4/ Brendan Rodxhers, 10.5 milionë euro
Në vitin 2019 Leister i pagoi 10.5 milionë euro Seltik Glasgow për trajnerin.
3/ Andre Vijas-Boas, 15 milionë euro
Është e habitshme që Andre Vijas-Boas futet fshehurazi në ‘Top 3’ e trajnerëve më të shtrenjtë në histori. Në vitin 2011, Çelsi i pagoi Portos 15 milionë eurot që figuronin në klauzolën e tij të përfundimit.
2/ Graham Poter, 20 milionë euro
Çelsi i pagoi Brajtonit 20 milionë euro për të marrë shërbimet e Graham Poter.
1/ Julian Nagelmann, 25 milionë euro
Në verën e vitit 2021, u bë një lëvizje që ishte paralajmëruar shumë kohë më parë, ardhja e Julian Nagelsmann në Bajern Mynih. Skuadra bavareze pagoi 25 milionë euro për të marrë trajnerin e Lajpcig.