MENU
klinika

Rritet edhe pragu i pagës së pataksueshme

Taksim progresiv deri në 23 për qind për të vetëpunësuar

27.10.2022 - 09:44

Më shumë se 14 mijë të vetëpunësuar, ku bëjnë pjesë profesionet e lira, prej 1 janarit do të përballen me taksim progresiv që shkon deri në 23 për qind.

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit për vitin që vjen, në Komisionin e Ekonomisë, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, tha se prej aplikimit të kësaj takse pritet të arkëtohen mbi 2 miliardë lekë në vit.

“Futja në skemën e taksimit të të ardhurave personale të furnizuesve të shërbimeve si profesione të lira, vlerësohet të kontribuojë në buxhetin e shtetit me mbi 2 miliardë lekë në vit. Janë mbi 14 mijë profesione të regjistruara me statusin e personit fizik, të cilat do të jenë subjekt i tatimit, duke ndikuar në këtë mënyrë: në dekurajimin e fenomenit të kalimit nga listëpagesa me statusin e të punësuarit dhe me barrë fiskale progresive 13% dhe 23%, te personi fizik i vetëpunësua me barrë fiskale 0%, si dhe në eliminimin e praktikave të transferimit brenda vendit të fitimit nga personat juridikë subjekt i tatimit mbi fitimin 15 % tek personat fizikë të vetëpunësuar me shkallë tatimore 0%, nëpërmjet faturimit të shërbimeve”, tha ministrja duke vënë në dukje më tej se tatimi për bizneset e vogla që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtisë, prodhimit, transportit, artizanatit etj., të organizuara si persona fizikë tregtarë, por edhe SHPK, dhe që realizojnë xhiro deri në 14 milionë lekë do të vijojë të jetë 0% deri në fund të vitit 2029.

PRAGU
Ndërkohë, prej 1 janarit do të rritet edhe pragu i pagës së pataksueshme nga 40 mijë lekë që është aktualisht, në 50 mijë lekë. “Rritja e kufirit të patatueshëm të pagës nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë, i cili pavarësisht se do reduktojë të ardhurat në buxhet për rreth 1 deri 1,2 miliardë në vit, por nga ana tjetër do rrisë të ardhurat e punëmarrësve Do vijojnë pagesat për inceneratorin e Tiranës Buxheti, gati 130 milionë dollarë do të shkojnë për kompanitë koncesionare me paga deri në 50 mijë lekë në muaj, me rreth 1 miliard lekë, çka do të thotë më shumë konsum. Nga kjo masë përfitojnë mbi 70 mijë punëmarrës, të cilët janë në grupin e pagave nga 40 në 50 mijë lekë në muaj”, tha Ministrja.

UNIFIKIMI I AKCIZËS
Por përmes paketës fiskale për vitin që vjen, qeveria ka unifikuar edhe taksën e akcizës për birrën. Ibrahimaj tha se heqja e fashës dhe unifikimi i nivelit të akcizës ka qenë kërkesë e Bashkimit Evropian dhe se prej saj buxhetit të shtetit pritet t’i shtohen 262 milionë lekë ose rreth 2 milionë dollarë në vit. “Ky harmonizim ka qenë kërkesë e vazhdueshme në diskutimet e nënkomitetit Shqipëri-BE për tregtinë, industrinë, tatimet dhe doganat. Akciza unifikohet në nivelin 710 lekë HL, ose 7,1 lekë për 1 litër birrë, ndërkohë që deri tani, birra e prodhuar nga impiantet industriale me kapacitet nën 200 mije HL në vit, akcizohej me 360 lekë/hl, ose 3,6 lekë për litër. Unifikimi ndikon gjithashtu në thjeshtimin e përllogaritjes se akcizës, shmangien e hapësirave për abuzim dhe përafrimin e legjislacionit para hyrjes së Shqipërisë në BE. Ky ndryshim do te ketë efekt prej +262 milionë lekë, të cilat do të jenë në masën +184 milionë lekë mbi prodhimin e vendit dhe +78 milionë lekë mbi importin. Gjithashtu, ky ndryshim tarifimi do të ndihmojë edhe vetë kompanitë vendase për të rritur prodhimin dhe për të qenë me konkurruese në rajon”, shtoi ministrja.

GJOBAT
Paketa fiskale për vitin e ardhshëm parashikon po ashtu rritje të gjobave, deri edhe në 10-fishim ndaj të gjitha bizneseve që nuk deklarojnë punonjësit, fshehin pagat reale apo nuk lëshojnë faturë. Në rast të shkeljes së përsëritur, bizneset do të përballen me ndjekje penale. Kështu, nëse nga verifikimi dhe kontrolli rezulton se tatimpaguesi ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e saktë të përfituar nga punëmarrësi, punëdhënësi përveç detyrimit për pagimin e shumës së duhur të detyrimit tatimor dhe kontributet për këtë punonjës, të llogaritur për gjithë periudhën e provuar se është kryer shkelja, dënohet me gjobë në masën 200 për qind të detyrimit dhe kontributit të llogaritur për tatimpaguesit entitete juridike dhe 100 për qind të detyrimit dhe kontributit për të gjithë tatimpaguesit e tjerë. Ndërkohë, për bizneset që nuk lëshojnë faturë masa e gjobës do të variojë nga 50 000 lekë për tatimpaguesit e tatimit të mbi të ardhurat personale nga biznesi apo vetëpunësimi deri në 1.5 milionë lekë për bizneset e mëdha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkojnë ulje të taksave

Bizneset kundër paketës fiskale 2023