“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Jam një zonjë 43 vjeçe. Punoj në zyrë, pra në një pozicion të detyruar për disa orë. Kam filluar të ndiej një dhimbje shpine, e cila më zgjon edhe gjatë natës. A mund të më këshilloni se çfarë mund të bëj në raste të tilla?
Mjeku: Duhet thënë se kur dhimbja fillon e të zgjon natën, atëherë ajo është bërë vërtet problematike. Pra, duhet konsultë me mjekun pa vajtur deri në këtë gjendje. Në të tilla raste fillohet me korrigjimin e qëndrimit. Dy jastëkë poshtë këmbëve që të arrijmë sheshimin e lordozës lumbare. Është pozicioni më i rehatshëm në shumicën e rasteve. Gjithashtu, përdorimi i të ngrohtit ose të ftohtit në varësi të dhimbjes. Është i këshillueshëm ndonjë medikament, duke filluar që nga medikamentet që merren në rrugë orale nga ato të lehtat në rrugë orale, deri tek injeksionet (artrosilen). Gjithmonë ilaçet duhen marrë me sugjerimin e mjekut.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.