Shqipëria luajti mbrëmjen e djeshme një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite në Abu Dabi. Një ndeshje e rëndësishme dhe shumë e vlefshme për stafin teknik që kishte mundësi nëpërmjet kësaj ndeshjeje miqësore të shikojë në stërvitje e ndeshje lojtarë të cilët janë vëzhguar prej kohësh në Abissnet Superiore, por edhe lojtarë që kanë qënë më parë pjesë e grumbullimeve por nuk kanë pasur shumë minuta në dispozicion.
Ndeshja u zhvillua pa praninë e tifozëve në stadium dhe pa transmetim televiziv. Një eksperiencë kjo e zakonshme për skuadra që janë në përgatitje për Kampionatin Botëror apo Europian dhe dëshirojnë të testojnë grupin e tyre përpara kompeticioneve madhore. Shumë trajnerë preferojnë që këto ndeshje t’i zhvillojnë me dyer të mbyllura për mbajtjen sekret të skemave të lojës e taktikave të ndryshme që aplikojnë. Një ndeshje të tillë luajti edhe Shqipëria ditën e djeshme.
Një ndeshje në të njëjtat kush ka zhvilluar edhe Maqedonia e Veriut më datë 22 nëntor, e cila përfundoi me rezultatin 1-0 për Arabinë Saudite. Ndeshje që sauditët i kërkojnë duke qënë se janë në fazë përgatitore në prag të Kampionatit Botëror “Qatar 2022”. Një ndeshje të tillë miqësore do të luajë edhe Hondurrasi më date 30 tetor dhe Islanda me date 6 nëntor, i njëjti rival që luajti Shqipëria, të njëjtat kushte.
Drejtorisë së Ekipeve Kombëtare dhe stafit teknik të Kombëtares A këto ndeshje i shërbejnë shumë për t’i dhënë mundësi lojtarëve të tregojnë cilësitë e tyre, të rriten dhe të fitojnë eksperiencë ndërkombëtare duke parë që përballen me skuadra cilësore që janë pjesë e një Kampionati Botëror.