MENU
klinika

Vendimi

Rritja e çmimeve/ Rama: Taksë e jashtëzakonshme për prodhuesit më të mëdhenj të energjisë

27.10.2022 - 17:41

Qeveria do të vendosë një taks të jashtëzakonshme për tre prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në vendin tonë.

Kjo është dhënë nga kryeministri Edi Rama në deklaratën e përbashkët që po mban me Ursula von der Leyen. Sipas Ramës kjo taksë nuk do të jetë për të gjithë hidrocentralet por vetëm për tre prodhuesit më të mëdhenj. Ai ka theksuar se ata nuk kanë bërë shumë për të shitur energjinë shumëfish.

“Do vendosim taksën e jashtëzakonshme. Mbi tre prodhues të mëdhenj të energjisë. Jo për të gjithë HEC. Është taksë për tre prodhuesit e mëdhenj të energjisë në Shqipëri. Nuk kanë bërë asgjë për të shitur energjinë me shumëfish. Ata nuk mund të nxjerrin fitime marramendëse se u ra fati dhe ne nuk kemi mundësi. Ta vendosim taksën e jashtëzakonshme dhe do mbështesim ata që janë në nevojë.”tha Rama.

Duke u ndalur tek investimi i gazsjellësit nga Azerbajxhani, Rama theksoi se Shqipëria do të bëjë detyrën për investimet ndërsa shtoi se në vitin 2025 synohet që të kemi mbulim 100% me energji vendase në mot me reshje të mjaftueshme shiu.

“Investimi i përbashkët i Azerbajxhanit dhe BE dhe të vendeve tona për rrugën që do të lidh gazsjellësin me Malin e Zi. Shqipëria do ketë një periudhë të vështirë për të dalë në një tjetër nivel. Energjia djellore, investimi për gazin e lëngshëm 2025 do jemi 100% të kapaciteteve të nevojave. Kur është mot me shi të mjaftueshëm. Do vazhdojmë të investojmë për 2029.