MENU
klinika

Në zgjedhje me Berishën

Kandidat për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës? Përgjigjet Meta

27.10.2022 - 22:22

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur mbrëmjen e sotme nëse do të jetë kandidat për kryetar në Këshillin Bashkiak të Tiranës, pas lajmeve të qarkulluara sot në media.

Meta tha në emisionin se ka plane në nivel kombëtar, duke mos dhënë një përgjigje të qartë.

“Zoti Fevziu kam plane kombëtare. Parlamenti i Tiranës do të jetë më i rëndësishëm, por jo më i rëndësishëm se Parlamenti i radhës. Kam plane në nivel kombëtar”, u shpreh ai.

Por pas këmbënguljes së moderatorit Blendi Fevziu, ish-presidenti deklaroi se nuk do të jetë në krye të listës së kandidatëve të Këshillit Bashkiak.

“Po normal që nuk do jem”, theksoi Meta.