MENU
klinika

“Barcelona pa strategji”

Autori i biografisë së Messit shuan ëndrrën e tifozëve

28.10.2022 - 14:14

Guillem Balague, autor i biografisë së vetme të autorizuar të Lionel Messit, foli për “SER Catalunya” për të ardhmen e lojtarit argjentinas. Ai theksoi se, nëse klubi i Paris Saint-Germain i ofron rinovimin, atëherë sulmuesi do të pranojë.

Ndërsa sa i përket Barcelonës theksoi se Leo nuk është kontaktuar nga klubi katalanas: “Nëse PSG do t’i ofronte Messit një kontratë 1 + 1, ai do ta nënshkruante atë. Leo dëshiron të presë Kupën e Botës për të vlerësuar, por nëse ai dëshiron të vazhdojë të konkurrojë për ‘Topin e Artë’, ai duhet të qëndrojë në Francë.

Unë mendoj se Xavi foli me Messin, por nuk ka asnjë strategji ekonomike apo strategji sportive për ta kthyer atë në Barcelonë. Këto gjëra duhet të bëhen me gjashtë muaj paradhënie, nuk ka pasur kontakte Laporta-Messi apo Laporta-Jorge Messi” deklaroi Balague.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin