MENU
klinika

CR7 drejt largimit nga United

Blen pronën 18 mln sterlina, shenjë e rikthimit të Ronaldos?

28.10.2022 - 14:54

Cristiano Ronaldo thuhet se ka shpenzuar 18 milionë sterlina për shtëpinë më të shtrenjtë të Portugalisë. Një lajm që vjen mes thashethemeve për një transferim te Sporting Lisbona në janar.

Portugezi u rikthye titullar te skuadra e Manchester United në fitoren e marrë të enjten në mbrëmje në Europa League ndaj Sheriff-it. Ronaldo shënoi golin e fundit të fitores 3-0 në Old Trafford.

Por ai nuk ka gjasa të ruajë vendin e tij në formacion për ndeshjen e kësaj fundjave në Premier League kundër West Ham. Dhe pasi sprova e tij kundër Spurs këtë muaj e pa atë të përjashtohet nga ekipi i parë, Ronnie vazhdon të përflitet për një largim në janar.

Një nga destinacionet e mundshme mund të jetë Sportingu i Lisbonës, me ish-klubin e tij që “ëndërron” një ribashkim emocionues. Ronaldo tani i ka hedhur benzinë zjarrit duke bërë super investimin e radhës për një vanesë të re luksoze – vetëm 40 minuta me makinë nga kryeqyteti portugez.

Ai tashmë krenohet me një perandori masive pronash, pasi ka blerë më parë banesën më të shtrenjtë të Lisbonës. Dhe Marca pretendon mes blerjes së vilës së mrekullueshme dhe rinovimit të saj, Ronnie ka shpenzuar gjithsej 18 milionë sterlina.

Kjo e bën rezidencën, e vendosur në rajonin Cascais dhe që do të jetë gati në fillim të vitit 2023, pronën më të shtrenjtë në vend. E vendosur përgjatë Rivierës Portugeze në Quinta da Marinha, një zonë ekskluzive banimi, shtëpia është afër qyteteve duke përfshirë Estoril dhe Sintra.

Specifikimet janë gjithashtu shumë mbresëlënëse, me rezidencën me përmasa 2,720 metra katrorë në tre kate. Ekziston edhe një zonë e jashtme prej 544 metrash katrorë, e cila përfshin kopshte të ndryshme dhe një pishinë masive.

Vendimi i Ronaldos për të blerë një pronë kaq luksoze në Portugali lë të kuptohet se ai po konsideron një kthim atje së shpejti. Trajneri i Sportingut, Ruben Amorim, konfirmoi këtë javë se do të dëshironte ta kishte Ronaldon në krah. Por paga prej 360,000 £ në javë e superyllit mund të jetë një pengesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN