MENU
klinika

Gjykata merr vendimin

Kthesa e paparashikueshme e gjyqit të Neymar

28.10.2022 - 16:05

Prokurorët kërkuan një dënim me 2 vite burg për Neymar dhe pagesën e një gjobe prej 10 milionë eurosh. Ndërkohë sot, prokurorët spanjollë tërhoqën të gjitha akuzat për mashtrim dhe korrupsion kundër sulmuesit brazilian Neymar, si dhe të tjerëve të akuzuar për transferimin e tij në Barcelonë nga Santos në vitin 2013.

Këtë e tha prokurori publik në gjykatë. Javën e kaluar, Neymar i tha një gjykate se ai nuk mori pjesë në negociatat për transferimin në klubin e “ëndrrës së fëmijërisë”, Barcelona, nga Santosi 9 vite më parë, por kishte nënshkruar atë që i kishte thënë babai i tij:

“Unë nuk kam marrë pjesë në negociata. Babai im është kujdesur gjithmonë për këtë dhe gjithmonë firmos gjithçka që ai më thotë të nënshkruaj. Të luaja për Barcelonën ishte gjithmonë ëndrra ime, një ëndërr fëmijërie”.

Po cili është sfondi i gjyqit të Neymar? Çështja u përqendrua në një pretendim të bërë nga firma braziliane e investimeve DIS, e cila zotëronte 40 për qind të të drejtave të Neymar kur ai ishte te Santosi në Brazil, se humbi shpërblimin e drejtë nga transferimi, ngaqë vlera e marrëveshjes ishte nënvlerësuar.

Vepra e supozuar për të cilën Neymar Jr dhe familja e tij u akuzuan gjithashtu nuk dënohet me ligj në Brazil. Një dokument gjyqësor i lëshuar në korrik pretendonte se Barcelona filloi negociatat më 2011 me lojtarin, duke i paguar atij 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij kur kontrata me Santos të skadonte më 2014, duke penguar kështu klubet e tjera të interesuara.

“Synimi ynë ishte të përgatisnim një plan karriere për të në Evropë, të cilin e kishim krijuar tashmë, të mësonte gjuhën etj. Duke ditur ëndrrën e tij për të luajtur me Barcelonën ne nënshkruam një marrëveshje prioritare me ta”, – tha babai dhe agjenti i lojtarit në gjykatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN