MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ndikon regjimi ushqimor tek kanceri i gjirit?

29.10.2022 - 09:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ndikon regjimi ushqimor tek kanceri i gjirit?

Mjeku: Nuk ka asnjë lloj produkti ushqimor që zhduk kancerin. Ka një dietë mesdhetare klasike, së cilës i kemi hequr bulmetrat dhe mishin e kuq, dhe i kemi lënë gjithçka tjetër për të menaxhuar efektet anësore të terapive por dhe për të minimizuar përsëritjen apo stimulimin e masës tumorale.

Kanceri i gjirit prek kryesisht femrat në menopauzë, dhe këta për shkak të ndalimit të ciklit menstrual kanë osteoporozë, problemin me kockat. Ndaj bulmetrat janë të rëndësishëm për të menaxhuar nivelet e kalciumit. Por nga ana tjetër, bulmetrat dhe mishi i kuq kanë elemente të ngjashme me estrogjeni.

Estrogjeni është hormoni kryesor që stimulon masën tumorale. Duke qenë se kanë këto elemente të ngjashëm me estrogjenin, vazhdimi i bulmetrave në një grua që ka pasur një episod të kancerit, sipas një studimi australian, është parë që ka pasur rikthime të masës tumorale.

Pra bulmetrat, kanë elemente estrogjen pozitiv sidomos në format e kancerit që janë receptor pozitiv për estrogjenin. Stimulimi më madhor ndodh te femrat në mbipeshë dhe obezitet kur masa dhjamore është vendosur në pjesën e barkut, sepse ashtu si bulmetrat dhe masa dhjamore prodhon estrogjen.

Sa më e madhe është masa dhjamore, aq më e lartë është niveli i estrogjenit në organizëm dhe aq më shumë stimulohet ripërsëritja e kancerit të gjirit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.