MENU
klinika

Shtojini në listë...

Tre filma që s`mund t`i lësh pa i parë në nëntor

29.10.2022 - 09:40

Glass Onion: A Knives Out Mystery

Sa shpesh këto ditë Hollywood bën një vazhdim të ndonjë filmi që nuk është vizatimor? Zakonisht asnjëherë. Por për Knives Out e bëri një të dytë dhe kush ka parë të parin, do ta shikojë edhe këtë. Një tjetër mister vrasjeve me Daniel Craig.

Më 23 nëntor në kinema dhe në Netflix ndërkombëtarisht më 23 dhjetor.

Bones and All

Luca Guadagnino dhe Timothée Chalamet, ylli dhe regjisori i Call Me by Your Name, ribashkohen për një tjetër film romancë, përshtatur nga një roman dhe i vendosur në vitet 1980. Historia e një çifti të ri, të humbur, që gjejnë njëri-tjetrin dhe veten. Është shumë funny, argëtuese dhe çuditërisht prekëse. Publikohet ndërkombëtarisht më 23 nëntor.

The fabelman

‘The Fabelmans’ i Steven Spielberg, një dramë e butë, autobiografike që është cilësuar gjerësisht si pretendenti për filmin më të mirë në Oscars. Heroi i saj i ri është riemërtuar Sammy Fabelman (luajtur nga Mateo Zoryon Francis-DeFord, dhe më pas nga Gabriel LaBelle), por historia e jetës së tij ndjek jetën e Spielberg, pasi ai bie në dashuri me kinemanë, lëviz nga Nju Xhersi në Arizona në Kaliforninë Veriore dhe është dëshmitar i problemeve martesore të babait të tij (Paul Dano), një inxhinier kompjuteri, dhe nënës së tij (Michelle ëilliams), një pianiste. “Ky është filmi që ne kemi pritur 45 vjet që ai të realizojë”, thotë David Fear në Rolling Stone. Publikohet më 23 nëntor në SHBA, 24 nëntor në Portugali, 25 nëntor në Poloni dhe Turqi dhe 27 janar 2023 në MB.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Nëse Sara do ishte më private do ishim bashkë sot”

Ledri Vula ia hedh fajin ish-partneres për ndarjen?

“Të zënë më përgatitjet për dasmën”

Selena Gomez dhe Benny Blanco drejt altarit?