MENU
klinika

Lavdëron serbët e krishterë

Politikani francez publikon videon nga ura e Ibrit, quan UÇK “terroriste”

29.10.2022 - 13:21

Politikani francez i të djathtës ekstreme, Nicolas Bay, i cili është edhe deputet në Parlamentin Evropian ka publikuar një video nga ura e Ibrit në qytetin e Mitrovicës.

Në një postim në Twitter ai e ka quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “terroriste” dhe sipas tij serbët e krishterë e mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së.

“Këtu, në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së. Ata ishin mburoja e qytetërimit tonë evropian.“-shkruan ai.

Bay nuk është ndalur me kaq por në një sërë postimesh ka përdorur një gjuhë raciste dhe urryese ndaj shqiptarëve duke thënë se serbët e krishterë “ishin mburoja e qytetërimit tonë evropian”.