MENU
klinika

FIFA po monitoron situatën

Jo vetëm Irani, një tjetër rrezikon Botërorin

29.10.2022 - 13:43

Jo vetëm Irani, edhe një tjetër kombëtare pjesëmarrëse në Botërorin e Katar 2022 rrezikon të përjashtohet nga ky event botëror. Është Tunizia së fundmi që është në qendër për shkak të ndërhyrjes së qeverisë së saj në çështjet e futbollit.

Sipas raportimeve nga BBC, FIFA ka lëvizur pas deklaratave të ministrit tunizian të Rinisë dhe Sportit, Kamel Deguiche për mbylljen e mundshme të zyrave të federatës.

Hipotezë në kontrast të plotë me rregullat e diktuara nga organi më i lartë i futbollit botëror, për të cilin federatat anëtare duhet të jenë të lira nga ndërhyrjet ligjore dhe politike. FIFA ka kërkuar sqarime përmes një letre dërguar sekretarit të përgjithshëm të ministrisë përkatëse, Wajdi Aouadi.

Precedentët flasin vetë. FIFA në të kaluarën ka skualifikuar Kenian, Zimbabve dhe Indinë, të pezulluara për shkak të ndikimit të padrejtë të palëve të treta. Ndërhyrje që edhe në Tunizi do të nxiste frikën në lidhje me fillimin e afërt të Kupës së Botës në Katar.

Kombëtarja e drejtuar nga Kadri është përfshirë në grupin D me Danimarkën, Australinë dhe Francën. Lajmi bëri menjëherë xhiron e internetit dhe shumë tifozë tashmë janë mobilizuar për të kërkuar rikthimin e Italisë, falë fitores së fundit në Kampionatin Evropian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN