MENU
klinika

"Pushteti, 1 kilometër rrugë e faturuan 21 milionë euro"

Këlliçi nis fushatën e primareve: Të fortë një politikan e bën vota juaj

29.10.2022 - 20:40

Belind Këlliçi ka nisur fushatën e tij të primareve. Takimin e parë e ka zhvilluar në një nga zonat ku ai është deputet, në Unazë të Re.

Teksa renditi disa nga shqetësimet e komunitetit, deputeti demokrat kërkoi mbështetje, duke thënë se është vota e qytetarëve që e bën të fortë një politikan.

“Takimin e parë të fushatës së primareve e nisa në një nga zonat që përfaqësoj si deputet, përballë demokratëve dhe simpatizantëve.

Në Unazë të Re nuk ka shkolla, çerdhe dhe as qendra shëndetësore. Ka vetëm pallate ngjit e ngjit.

Janë rreth 70 mijë banorë që u mohohen shërbimet nga Erion Veliaj.

Pushteti pa leverdinë e vet. 1 kilometër rrugë e faturuan 21 milionë euro. Më shtrenjtë se kudo në Bashkimin Europian.

Këto para ia vodhën Tiranës, të ardhmes së saj, banorëve që paguajnë taksa.

Pa votën tuaj Veliaj nuk ka ç’të vjedhë. Mos harroni miq! Të fortë një politikan e bën vota juaj. Ju e ndani këtë punë.

Takimet janë të hapura për çdo banor që dëshiron të na bashkohet. Bujrum miq! Një Tiranë kemi”, tha Këlliçi.