Janelle Story ishte një nga mijëra të rinjtë e mbledhur për të festuar Halloween-in në Seul mbrëmjen e djeshme ku ndodhi tragjedia, që ka shkaktuar deri më tani 151 viktima.
Ajo dhe miqtë e saj kishin rezervuar një tavolinë në një festë të organizuar në një bar, pasi e dinin që e gjithë zona do të ishte e tejmbushur me njerëz.
Për mediat e huaja ajo ka treguar si doli nga lokali në orën 21:30 një orë para se të ndodhte tragjedia.
“Befas një valë njerëzish erdhi duke nxituar drejt nesh me urgjencë të madhe dhe në këtë moment ndalova së filmuari pasi situata u bë e frikshme.
Ndjeva panik pasi nuk më pëlqejnë turmat, kështu që më kapi paniku dhe pas disa fytyra të frikësuara që vinin drejt nesh”, u shpreh ajo.