MENU
klinika

Studimi i ISHP

Problemet e përditshme të adoleshentëve: Mbipesha, humori dhe gjumi

30.10.2022 - 23:18

Të nervozuar, me humor jo të mire apo probleme me gjumin. Këto janë vetëm disa nga treguesit shëndetësorë për të cilat ankohen shpesh adoleshentët.

Por një studim krahasimor që secialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë publikuar në buletinin shkencor, nxjerr në pah se këto tregues kanë ardhur duke u përmirësuar.

Ekspertët i janë referuar 2 studimeve kombëtare për moshën 11-15 të kryera në 2014 dhe 2018. Të dhënat tregojnë se ndjenja e nervozizmit tek adoleshentët nga 48% në vitin 2014 ka shkuar në 18 % në vitin 2018. Humori jo i mirë nga 45% ka rënë në 20 %. Çrregullimet e gjumit nga 24.2 %, kanë rënë në 7.9% në vitin 2018.

E ndërsa këto tregues janë përmirësuar, adoleshentët gjithmonë e më shumë po priren drejt dietave pasi e perceptojnë veten të shëndoshë. Referuar studimeve të eskpertëve të shëndetësisë, shohim se përgjatë viteve është rritur përqindja e nxënësve që e perceptojnë veten disi të shëndoshë dhe shumë të shëndoshë nga 14% në vitin 2014 në 23.1% në vitin 2018.