MENU
klinika

Nga ngjyrat tek ora Apple!

Vogue: Pse Meloni nuk gabon kurrë me veshjet?

31.10.2022 - 11:01

Giorgia Meloni, gruaja më e fuqishme në Itali mban një Apple Watch. Herë e alternon me një Fitbit, herë me byzylyk Tricolor, e disa herë me byzylyk të ngjashëm me atë të Wonder Woman.

Dhe kjo, sipas një analize që i bën proflit të saj Vogue, nuk është aspak e paqëllimshme!

Në prag të një recesioni dhe një prej krizave më të mëdha ekonomike në historinë e Italisë, të shfaqësh një orë me vlerë më shumë se 300 euro do të dukej e tepërt!

Vogue analizon veshjet e kryeministres italiane nga ngjyrat tek ora Apple! Pse

Dhe Giorgia Meloni, e cila ka dëshmuar se është eksperte për çështjet e komunikimit, e kuptoi këtë edhe kur la mënjanë çantat e stilistëve me të cilat ishte fotografuar vitet e fundit, për të cilat u kritikua në mediat sociale.

Vogue analizon veshjet e kryeministres italiane nga ngjyrat tek ora Apple! Pse

Për fushatën e saj, liderja e Fratelli d’Italia u shfaq vetëm me çantat “Made in Italy”, ndoshta të prodhuara nga artizanët e vendeve që vizitoi në turin e saj.

Veshja vërtet nuk e bën murgun, por politika bëhet edhe me veshje.

Vogue analizon veshjet e kryeministres italiane nga ngjyrat tek ora Apple! Pse

Dhe nëse ajo ishte themeluese e një partie të lindur në 2012, e cila filloi nga 3% dhe ishte në opozitë për gati 10 vite, kjo sipas Vogue ishte mënyra për të fituar besimin e votuesve të pakënaqur nga pandemia, lufta dhe kriza.

Stili i ri i Giorgia Melonit kalon nëpër pantallona të gjera, atlete, xhaketa të buta dhe ngjyra të ndezura. Kjo sipas Vogue për tu ndarë nga e shkuara që e lidhte me fashizmin edhe përmes ngjyrave të zeza.

Vogue analizon veshjet e kryeministres italiane nga ngjyrat tek ora Apple! Pse

Ngjyrat blu, imazhet më të pastra, fytyra më të buzëqeshura dhe kontraste më të buta ishin lajtmotivi i saj vitet e fundit.

Vogue analizon veshjet e kryeministres italiane nga ngjyrat tek ora Apple! Pse

Ajo tha para zgjedhjeve: “Unë nuk jam më 18-vjeçarja që lartësoi Benito Musolinin në një TV francez. Jam rritur, kam burrë, kam edhe një vajzë 6-vjeçare dhe jam gati ta drejtoj këtë vend me “dashurinë e nënës”.

Vogue analizon veshjet e kryeministres italiane nga ngjyrat tek ora Apple! Pse

Disa orë pas fitores, kur mediat i kishin zbular gjithë përmbajtjen e Instagramit dhe fotove të saj private me familjen dhe vajzën e vogël Meloni u shpreh: “Unë jam Giorgia, jam nënë”!

Vogue analizon veshjet e kryeministres italiane nga ngjyrat tek ora Apple! Pse

Vogue analizon veshjet e kryeministres italiane nga ngjyrat tek ora Apple! Pse

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën