MENU
klinika

Analiza/ Komplot apo kryengritje e armatosur?

Si do të jetë fundi ‘i hidhur’ i Putinit?

31.10.2022 - 13:20

Tani për tani, Putin është në një pozicion të sigurt. Ai ende kontrollon aparatin shtetëror dhe ushtria zbaton urdhrat e tij vrasëse në Ukrainë. Por pushtimi i papenguar dhe i vazhdueshëm i Putinit në Ukrainë ka minuar pozicionin e tij brenda vendit dhe ka thelluar pasigurinë se kush do ta marrë pushtetin dhe si.

Aventura katastrofike ushtarake e Vladimir Putinit në Ukrainë ka rritur perspektivën se sundimit të tij 22-vjeçar po i vjen fundi. Por a do të largohet apo do të rrëzohet? Shtatë muaj pas luftës, trupat e Putinit kanë pësuar humbje masive në fuqi punëtore dhe pajisje dhe janë në një tërheqje të shpejtë në Ukrainën lindore. Urdhri për të mobilizuar qindra mijëra njerëz shkaktoi kaos dhe qortime edhe nga vetë propaganduesit dhe aleatët e tij politikë. Politico hulumtoi skenarët në të cilët sundimi i Putinit mund të merrte fund dhe pretendentët në radhë për ta zëvendësuar atë.

Mundësia që Putini t’i lërë vendin vullnetarisht liderit të ri është i vogël, por jo më i papërfillshëm. Ja kujt mund t’i hapë rrugën lideri rus: Nëse Putini pranon se pozicioni i tij është bërë i paqëndrueshëm, vëzhguesit e Kremlinit e shohin Nikolai Patrushevin si pasardhësin e tij më të mundshëm. Gjithashtu emri tjetër që Putin mund t’i besojë postin është Dmitry Medvedev. Nga ana tjetër, i preferuar i Putinit është dhe truproja Alexei Dyumin dikur e shpëtoi Putinin nga një sulm nate nga një ari i murrmë, duke zbrazur karikatorin e pistoletës së tij të shërbimit në këmbët e bishës, ndërsa ajo qëndronte kërcënuese në derën e një strehe malore. Sipas disa raporteve, Dyumin është i preferuari i Putinit. Gjithashtu dhe Nikolai Patrushev është emri i radhës që mund të marrë vendin e Putinit.

Nëse Putini rrëzohet, dëmtohet ose vritet, dhe zëvendësohet nga një udhëheqje kolektive, vdekja e tij mund të çojë në një de-përshkallëzimin e luftës ndërmjetëse të Rusisë me Perëndimin. Ndryshimi i regjimit në autokraci priret të vijë nga brenda, vëren Gould-Davies. Putini humbi një mundësi për të orkestruar pasardhësin e tij kur rishkroi kushtetutën dy vjet më parë. Neni 92.3 i kushtetutës ruse thotë se në të gjitha rastet kur presidenti nuk është në gjendje të kryejë detyrat e tij, ato do të përmbushen “përkohësisht” nga kryeministri.

Kjo e vendos Mikhail Mishustin në pozitën më të mirë për të marrë postin e kreut të shtetit nëse Putin sëmuret rëndë. Gjithashtu, drejtimin mund ta marrë dhe kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, nëse protestat në kryeqytet përshkallëzohen deri në pikën ku shtypja nuk është më e qëndrueshme dhe nevojitet angazhim konstruktiv për të përfunduar një tranzicion të rregullt.

Vendosmëria patologjike e Putinit për të fshirë Ukrainën nga harta rrjedh nga frika e tij nga një revolucion me ngjyra në Rusi. Ukrainasit nuk i kanë hequr liderët e tyre jo një herë, por dy herë përmes protestave, në Revolucionin Portokalli 2004-2005 dhe protestat e Euromaidan një dekadë më vonë. A mund të ndodhë?

Aktivisti kundër korrupsionit dhe lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny do të ishte kandidati kryesor për të udhëhequr Revolucionin me Ngjyra të Rusisë, pasi ai ndihmoi në organizimin e protestave kundër Putinit. Pas tij është Alexei Navalny. Shteti u hakmor duke helmuar Navalny me një agjent nervor dhe duke e burgosur me akuza të sajuara për përvetësim. Është dhe Mikhail Khodorkovsky, një tjetër kritik i regjimit që luftoi kundër Putinit dhe humbi. Nga ana tjetër është dhe, Mikhail Khodorkovsk. Fondacioni i tij Open Russia, i ndaluar në Rusi, vazhdon të bëjë fushatë për reforma.

Edhe pse Rusia moderne nuk ka histori të grushteve të shtetit të suksesshëm ushtarak, do të ishte gabim të përjashtohej mundësia e rrëzimit të Putinit në një kryengritje të armatosur. Nëse lideri i ardhshëm zgjidhet me forcë, personat kyç do të jenë: Nuk ka traditë në Rusi që oficerët e pakënaqur të organizojnë një grusht shteti, por ka një gjeneral që u bë i njohur pasi fitoi një reputacion për brutalitetin tronditës: Mikhail Mizintsev, “Kasapi i Mariupolit”. Nga ana tjetër është udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov.

Në fund është dhe mercenari Yevgeny Prigozhin. Nëse dikush duket aktualisht si komandanti i përgjithshëm i Rusisë, ai është Yevgeny Prigozhin, një biznesmen, oligark i njohur edhe si “kuzhinieri” i Putinit që drejton ushtrinë e fshehtë mercenare Wagner.

Rusia aktivizon “Oreshkin”

Paralajmërimi ogurzi që vjen nga Ukraina!

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen