MENU
klinika

“Engjëjt gri”

Sukses në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”

31.10.2022 - 22:22

Në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, u vu në skenë drama “Engjëjt gri”, e shkruar nga Përparim Kabo, me regji të Gëzim Kames. Drama ka në qendër raportin e njeriut me veten në një shoqëri që ende nuk është shkëputur nga e kaluara diktatoriale, pasojat e së cilës janë të pranishme dhe diktojnë jetën e individit dhe krejt shoqërisë.

Ky ishte bashkëpunimi i parë mes Përparim Kabos, Gëzim Kames dhe teatrit të Durrësit.
“Vitet e fundit trupa “A. Moisiu” ka qenë aktive dhe ambienti këtu me të gjithë aksesorët ishte perfekt”, u shpreh autori i veprës. Edhe regjisori Kame ka mbetur i kënaqur nga përvoja e parë me teatrin e Durrësit.

“Engjëjt gri” u interpretuan nga aktorët Adelina Muça, Astrit Hasani, Arben Derhemi, Andia Xhunga, Suela Konjari dhe Amos Zaharia e Alesia Xhemalaj.

Engjëjt gri personifikojnë pasardhësit e pushtetarëve të djeshëm, përsëri në pushtet, që në përballje me pasojat që ftohet të reflektojnë dhe të largohen për t’i lënë vendin progresit, zhvillimit real demokratik.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale