MENU
klinika

Zgjidhet misteri

Ja përse njerëzit që hanë shumë nuk shtojnë asnjë kilogramë!

02.11.2022 - 11:35

Disa njerëz hanë sasi të mëdha ushqimi, pa shtuar asnjë kilogramë, ndërsa të tjerë shëndoshen edhe nëse hanë vetëm pak. Shkencëtarët besojnë se e kanë zgjidhur këtë mister. Ngrënia e sasive të mëdha të ushqimit pa asnjë lloj vlere, i ‘mbyt’ të gjitha bakteret e dobishme në bark, të cilat ndihmojnë trupin të mos shtojë peshë të tepërt.

Në trupin e njeriut jetojnë rreth 1.500 lloje të baktereve dhe nëse mblidhen të gjitha këto, mund të peshojnë deri në një kilogram e gjysmë. Hulumtuesit nga King Collage në Londër, kanë zbuluar se nëse hahet ushqim pa vlerë për dhjetë ditë, vdesin 1.300 lloje të këtyre baktereve. Arsyen se përse dikush shton peshë më shumë, është tek mungesa e baktereve, që e luftojnë mbipeshën, duke lënë trupin e njeriut të shkoi drejt shtim në peshë.

Në momentin që nisim dietën për të humbur disa kilogramë ne automatikisht shmangim disa ushqime të caktuara si përshembull veza. Hulumtimet e fundit tregojnë se një vezë në ditë është e sigurt dhe ushqyese dhe konsumimi i saj çdo ditë mund të rrisë humbjen e peshës. Kjo është për shkak të përmbajtjes së shtuar të proteinave në vezë, e cila shkakton një ndjenjë të fortë të ngopjes. Në fakt, një mëngjes me bazë vezësh e vonon urinë më shumë sesa një mëngjes me bazë mielli.

Nëse jeni në dietë, duhet patjetër të jeni të kujdesshëm për mënyrën si ushqeheni, sepse ndodh shpesh që të shfaqen disa pasoja negative të cilat dëmtojnë shëndetin tuaj. Dhembjet e kokës gjatë dietës shfaqen nga shkaqe të ndryshme. Një nga shkaktarët se përse shfaqet dhimbja e kokës është mungesa e glukozës. Kjo substancë është e domosdoshme për funksionim normal të trurit, por edhe kur në organizëm fusim më pak sasi të karbohidrateve, atëherë e privojmë nga doza e zakonshme e glukozës.

Intervista/ “Mund ta kaloni pa simptoma, më i shpeshtë te femrat”

Shenjat që jep trupi kur jeni në prag të një infarkti

Nuk është i përshtatshëm për të gjithë!

Rastet shëndetësore kur nuk duhet të konsumoni xhenxhefil

Si të dalloni rastet problematike

4 përgjigje për dhimbjen e papritur të gjurit