“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë përfitimesh ka piperi i kuq?
Mjeku: Piperi i kuq është një erëz fantastike medicinale dhe terapeutike që mund të ndihmojë në uljen e dhimbjeve dhe lehtësimin e migrenës, të përzierave, dhimbjeve të fytit, infeksioneve të sinuseve, urthit, hemorroideve, dhimbjeve të stomakut, dhimbjeve të dhëmbëve, kyçeve dhe muskujve.
Kjo erëz është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe beta karotenit, prandaj është e mirë për lehtësimin e ftohjes, gripit, bronkitit dhe çdo infeksioni tjetër viral. Piperi i kuq mund të përdoret gjithashtu për të përmirësuar qarkullimin dhe për të forcuar sistemin kardiovaskular.
Në të njëjtën kohë rregullon nivelin e presionit të gjakut, prandaj është i shkëlqyeshëm për shëndetin e zemrës. Kur merret me ushqim, mund të ndihmojë në rivendosjen e indeve të tretjes dhe mund të stimulojë sistemin tretës.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.