Vijon zjarri në masivin e gështenjave në Tropojë.
Deputeti i PD-së Isuf Çelaj ka publikuar pamje nga zjarri, teksa shkruan se me gjithë angazhimet e pandërprera të banorëve të zonës është e pamundur që të ndalojnë flakët që kanë përfshirë këtë masiv.
Ai bën apel për masa urgjente nga institucionet shtetërore.
“🆘Vazhdon edhe tani në këto momente zjarri në masivin e gështenjave në fshatrat Gri e Gegëhysen të Tropojës!
❗️Me gjithë angazhimet e pandërprera të banorëve të zonës është e pamundur që të ndalojnë flakët që kanë përfshirë këtë masiv!
🆘Ky zjarr po ju kërcënon shtëpitë dhe pronat e tyre, dëmi i shkaktuar prej zjarrit është i pa llogaritshëm edhe ndaj mjedisit natyror!
❗️Gështenja është pemë e bekuar prej Zotit dhe u ka shërbyer dhe u shërben këtyre banorëve për tu ushqyer si një pasuri e çmuar në shekuj!
🆘Thirrja për institucionet shtetërore që të marrin masa urgjente e t’ju shkojnë në ndihmë këtyre banorëve të lënë në harresë nga shteti i tyre!
❗️Është obligim ligjor mbrojtja e pasurisë natyrore banesave të këtyre banorëve! 🔥🔥🔥”, shkruan Çelaj.