MENU
klinika

“Opozita do jetë fituese”

Noka ironizon grupin e Alibeajt: Janë marrë peng nga Rama

02.11.2022 - 22:48

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka e konsideroi Alibeajn dhe mbështetësit e tij si një grup i vogël deputetësh që janë marrë peng nga Rama dhe po i bëjnë atij shërbimet e fundit.

Në emisionin “Open” në News 24 ai u shpreh i bindur në fitoren e opozitës, duke theksuar se përpjekja që ata kanë bërë ka qenë për të bashkuar PD.

Teksa mori shembull Kurbinin ai tha se të gjithë demokratët janë për bashkim, me qëllim fitoren ne zgjedhje dhe përballjen me Ramën.

“Problemi është tek institucionet, një forcë politike mbahet me institucione dhe me anëtarë dhe statut. Unë nuk dua të merrem gjatë me këtë çështje! E para ajo kryesi, që vetë quhet kryesi nuk ekziston.

Ata janë individë që mund ti vijë radha edhe shoferit tim të futet në atë grup, por nuk kanë asgjë të përbashkët me institucionet e drejtimit të një force politike.

Kur Edi Rama merr vendim prej një viti të mbajë vulën e PD kjo është një çështje që demokratët e dinë. Ajo që është bërë përpjekje ka qenë për të bashkuar PD.

Unë sapo vij nga Kurbini, të gjithë demokratet janë bashkë. Ishin të gjithë bashkë, dhe të gjithë kishin një shqetësim, si të fitojmë zgjedhjet dhe të përballemi me këtë regjim.

Demokratët zgjidhin kush i përfaqëson. Unë mendoj që Rama çfarë do të bëjë kurrë nuk mund të caktojë opozitë dhe PD.

Opozita do jetë fituese dhe jo humbëse. Është një grup i vogël deputetësh që janë marrë peng nga Rama dhe Balla që po përpiqem ti bëjnë shërbimin e fundit. Demokratët janë bashkë”, tha Noka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tre orë mbledhje/ "Të premten do zhvillojmë takim me…"

Alibeaj: Kryesia mbështet qëndrimet tona për negociatat me grupin e Berishës!