MENU
klinika

"Toka po ngrohet"

OKB ngre alarmin: Do të zhduken të gjithë akullnajat

03.11.2022 - 19:20

Akullnajat në mbarë botën, përfshirë ato të fundit në Afrikë, do të zhduken deri në vitin 2050 për shkak të ndryshimeve klimatike, ka thënë Organizata e Kombeve të Bashkuara, shkruan The Guardian.

Akullnajat e fundit në malin Kilimanxharo do të zhduken, ashtu si akullnajat në Alpe dhe Parku Kombëtar në SHBA. Ato do të shkrihen pavarësisht nga masat që merr bota për të luftuar ndryshimet klimatike.

Projeksionet në raport bazohen në të dhënat satelitore dhe raporti u publikua ndërsa liderët botërorë përgatiten të takohen në Egjipt, në konferencën COP27 për ndryshimet klimatike, e cila do të mbahet javën e ardhshme.

Rreth 18 mijë akullnaja të vendosura në 50 vende të Trashëgimisë Botërore të OKB-së përfaqësojnë pothuajse 10 për qind të totalit të akullnajave në Tokë dhe përfshijnë vendndodhje të famshme turistike dhe vende të konsideruara të shenjta nga popullsia vendase.

Zhdukja e akullnajave është “ndër dëshmitë më dramatike se Toka po ngrohet”.

“Shpresojmë se e kemi gabim, por kjo është shkencë solide. Akullnajat janë një nga treguesit e vlefshëm të ndryshimit të klimës, sepse ato janë të dukshme. Kjo është diçka që ne mund ta shikojmë teksa ndodh”, ka thënë zyrtari i UNESCO-s dhe një nga autorët e raportit, Carvalho Resende.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN