MENU
klinika

“Kërko falje e s’të falim dot"

Qytetarët në Tiranë sensibilizohen me nënën e dëshmorit të UÇK

03.11.2022 - 20:25

Disa qytetarë të Tiranës janë sensibilizuar pas publikimit të ngjarjes së rëndë në Kosovë ku disa infermiere dhunonin nënën e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nuraj, në qendrën për të moshuarit “Orenda” në Pejë.

Ata janë mbledhur në Sheshin Skënderbej dhe kanë vendosur fletushka me shprehje motivuese dhe përkrahëse ndaj të moshuarës, duke e cilësuar ngjarjes si shumë të rëndë.

Gjithashtu sipas burimeve mësohet se pritet që të bëhet edhe një marshim drejt Sheshit Nenë Tereza.

Kujtojmë se në ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme u përfshinë disa infermiere, ku dy prej tyre dhunonin të moshuarën, një e tretë e filmonte, ndërsa të tjerat shikonin e qeshnin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arrestohen infermieret (PAMJE TË RËNDA)

Dhunohet e moshuara në azilin e pleqve në Kosovë