MENU
klinika

Vrasja në Bularat

Katsifas/ Kreu i OMONIA-s: Të zbardhet e plotë ngjarja

02.12.2018 - 13:02

Një muaj pas vrasjes së minoritarit grek, Konstantinos Katsifas në Bularat, ka reaguar edhe kreu i OMONIA-s në Korçë.

Në një deklaratë për mediat, Ligoraq Karamelo teksa e cilësoi vrasjen e 35-vjeçarit, si të shëmtuar dhe tragjike, kërkoi nga shteti shqiptar zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kreu i OMONIA-s kërkoi ndër të tjera që ministria e Brendshme dhe e Jashtme të japë një shpjegim për shpalljen non grata të eurodeputetes greke, Eleni Theocharous dhe 52 shtetasve të tjerë.

“Vrasja e Kacifas është një ngjarje tragjike dhe e shëmtuar, kërkojme nga shteti shqiptar të zbardhet e vërteta. Policia tejkaloi kompetencat dhe shkeli të drejtën e jetës së një qytetari të minoritetit grek, duhet transparencë për ecurinë e hetimeve të vrasjes së Kacifas dhe shkaqet pse ndodhi ngjarja.

Kërkojmë sqarime nga ministria e Brendshme dhe e Jashtme, për vendimin ekstrem të shpalljes non grata të eurodeputetes qipriotase, Theocharos dhe 52 personave të tjerë. Mes të shpallurit non grata, kishte edhe qytetare me shtetësi shqiptare, minoriteti grek në Shqipëri të bashkohet dhe ndërgjegjësohet.

Minoriteti të mos i shërbejë interesave politike të maxhorancës, që po krijon një klimë të papranueshme dhe po përhap panik mes minoritarëve. Të zbatohen konventat ndërkombëtare, që garantojnë të drejtat e minoritetit”, u shpreh ai.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin