MENU
klinika

"Të ketë një fazë tranzitore prej 1 viti"

Ambasadori gjerman: Vendimi i Kosovës për targat i drejtë

04.11.2022 - 10:54

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur lidhur me çështjen e targave, duke thënë se hapat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, janë në drejtim të duhur.

Megjithatë ai thekson se për shkak të zbatimit administrativ, do duhej të kishte një fazë tranzitore 1 vjeçare , për zbatimin e vendimit për targat.

“Më duhet të them se ne si BE dhe si përfaqësues të QUINT-it, nga fillimi kemi thënë se masat e Qeverisë së Kosovës janë legjitime, se këto targa duhet të ndërrohen dhe nga fillimi i verës kemi thënë se duhet të parashihnim një proces që do të zgjaste 12 muaj”, tha ambasadori Rohde, duke theksuar se e gjitha është legjitime, por të ketë një fazë tranzitore prej 12 muajsh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shefi i UNMIK thirrje Kosovës e Serbisë

“Çështja e targave të zgjidhet përmes dialogut”


"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi