“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Cilët njerëz nuk duhet të hanë kurrë banane?
Mjeku: Personat që vuajnë nga gastriti duhet të hanë banane për të reduktuar acidin në stomak dhe për të ulur rrezikun e urthit, por këshilla e mjekes është si më poshtë.
“Ai frut do të ishte më mirë të shmangej në rast se zorrët janë në fazën akute”, tha mjekja ruse, Tatjana Razumovska.
Sipas nutricionistëve, bananet jeshile të papjekura janë të pasura me natrium dhe për këtë arsye mund të veprojnë si diuretik.
“Bananet e pjekura kanë efekt laksativ, prandaj ky frut ka shumë të ngjarë të jetë i dëmshëm gjatë çrregullimeve të zorrëve ose sëmundjeve gastrointestinale në fazën akute. Mund të shkaktojnë fryrje”, shpjegoi Razumovska.
Ajo shtoi se një banane jep energji për një orë stërvitje ose punë të vështirë fizike.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.