Libri i ri “The King: The Life of Charles III” me autor Christopher Andersen ka hedhur dritë mbi marrëdhënien martesore të mbretit Charles dhe princeshës Diana.
Sipas thashethemeve të fundit, martesa e mbretit Charles dhe princeshës Diana kishte potencialin për t’u konsumuar shumë shpejt, sa oficerët e sigurisë mbretërore ishin të shqetësuar se dikush mund të lëndohej.
Në librin e tij, autori shkruan se Lady D u pa nga shërbëtorët teksa ndiqte Charles nëpër korridoret e gjata, shkallët dhe nga dhoma në dhomë.
Kur martesa e Princit Charles dhe Princeshës Diana filloi të shkërmoqet, ata ranë në një rutinë ku ajo u vendos në Pallatin Kensington dhe ai u zhvendos në Highgrove.
Por përpara kësaj ndarjeje (jo) zyrtare, Diana dhe dy fëmijët e saj, William dhe Harry, kaluan shumë kohë në Highgrove, sidomos në fundjavë. Pikërisht në atë periudhë ndodhën shumë grindje mes Charles dhe Dianës.
Libri i Andersen zbulon se nga viti 1983 deri në ndarjen e tyre në fillim të viteve 1990, ka pasur probleme të vazhdueshme, grindje, lot dhe drama.
Në libër, autori Christopher Andersen zbuloi gjithashtu detaje rreth intimitetit të marrëdhënies së Charles dhe Dianës.
Sipas thashethemeve, vetëm pasi Princi Harry lindi në vitin 1984, ish-çifti mbretëror ndërpreu marrëdhëniet seksuale.
Gjatë një prej sherreve, Diana dyshohet se e ka pyetur burrin e saj: “Pse nuk fle me mua?” pikërisht sepse Charles “kishte ndërprerë në mënyrë të njëanshme marrëdhëniet e tyre seksuale”.
Përgjigja e tij la pa fjalë Lady D: “ Nuk e di, e dashur. Ndoshta mund të jem homoseksual”.
Autori shprehet se tensioni mes të dyve rritej në mënyrë eksponenciale me kalimin e kohës, por që edhe para martesës së tyre kishte tensione.
Para se të martohej, Diana kuptoi se Charles ishte i dashuruar me Camilla Parker-Bowles.
“Të lodhur nga zemërimi dhe zhgënjimi, nusja dhe dhëndri ranë në gjumë veç e veç duke qarë natën para dasmës së tyre”, thotë autori.
Siç e dimë, Charles dhe Lady D u ndanë në 1992 dhe u divorcuan në 1996, vetëm një vit para vdekjes së saj tragjike në gusht 1997 në Paris.