MENU
klinika

Kushton 1 miliard sterlina, lejohet alkooli

Katar 2022, kroçera luksoze pret partneret e lojtarëve anglezë

05.11.2022 - 13:00

Kupa e Botës në Katar po afron, ndërsa pritet të dhurojë një spektakël madhështor. Mediat britanike raportojnë se gratë dhe të dashurat e lojtarëve anglezë do të akomodohen në një kroçerë luksoze, 1 miliard paund, e cila tashmë është nisur për në Doha. 

Por ndërsa bashkëshortet dhe të dashurat e yjeve të futbollit do të provojnë luksin e anijes luksoze MSC Ëorld Europa, të kompletuar me qendrën e saj tregtare, sallonet e bukurisë dhe shumë facilitete të tjera, thuhet se lojtarët nuk do të lejohen të hyjnë.

Anija e lundrimit ka 6 pishina, 14 xhakuzi me pamje nga oqeani dhe rrëshqitësin më të gjatë në det të quajtur The Venom Drop për të argëtuar të ftuarit gjatë ndeshjeve.

Anija gjithashtu ofron një zonë ku luhet basketboll, pistë patinazhi dhe disko, që do të thotë më shumë  mundësi argëtimi. Ndërsa ushqimin do ta shijojnë në 13 restorante të ndryshme.

Po kush do jetë i pranishëm në këtë anije? Paketat fillojnë nga 6,000 £ për familjet e futbollistëve. Anna Modler, 24 vjeç, e cila është në lidhje me mbrojtësin Eric Dier, përflitet se është në mesin e tyre. Gjithashtu, Georgina Irëin, 26 vjeç, e cila është fejuar me portierin Aaron Ramsdale, 24 vjeç.

E dashura e Phil Foden, Rebecca Cooke, 22 vjeç, thuhet se është ndër ato që kanë shprehur interes për të qëndruar në të së bashku me familjen e asit të Manchester City. Fern Maguire, gruaja e Harry Maguire, pritet gjithashtu të zhvendoset në Lindjen e Mesme për të mbështetur burrin e saj gjatë turneut, i cili fillon në nëntor.

E dashura e Jack Grealish, Sasha Attëood, gruaja e Harry Kane, Katie Goodland, gruaja e Jordan Pickford, Megan Davison, e dashura e Jarrod Boëen, Dani Dyer dhe gruaja e Harryt, Fern, janë disa nga partnerët e skuadrës angleze të futbollit.

Në Katar ka rregulla strikte për alkoolin, por për shkak se MSC Ëorld Europa është ‘off-shore’, ata që janë në bord mund të pinë shampanjë pa frikë nga pasojat ligjore.

“Anija është një vend i mrekullueshëm për të qëndruar. Është si një pallat lundrues, kjo është arsyeja pse shumë nga gratë dhe familjet e lojtarëve morën shpejt paketat që organizoi Federata e Futbollit.

Për shkak të faktit se anija është jashtë bregut, mysafirët mund të pinë një pije dhe të kënaqen pa u shqetësuar se mos shkelin rregullat strikte të Katarit”, – tha një person i brendshëm i anijes lundruese.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN