MENU
klinika

“Nuk e kaluan kanalin me varkë”

Pedagogia në Londër: Ju tregoj për studentët shqiptarë, që ëndërrojnë të kthehen në atdhe

05.11.2022 - 17:14

Vera Ndrecaj, një shqiptare e cila jeton në Cardiff të Mbretërisë së Bashkuar ku edhe punon si pedagoge dhe këshilltare e qeverisë britanike për inovacionin, flet për shqiptarët që njeh në Londër.

Zonja Ndrecaj tregoi për dy studentë, të cilët i njohu në universitetin ku ajo punon, për të cilët shprehet se nuk e kanë kaluar kanalin me varkë, por ëndërrojnë të arsimohen dhe të kthehen në atdhe.

“Unë nuk postoj shpesh për punën time por dje u gëzova kur zbulova se dy studentë që ulen në auditor janë nga Shqipëria.

Ata nuk e kaluan kanalin me varkë, por kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar si studentë për të ndjekur ëndrrën e tyre, duke marrë njohuritë mbi fushat e zgjedhura dhe duke përjetuar sistemin e arsimit të lartë të klasës së fjalës në Mbretërinë e Bashkuar. Ata sigurisht do të kthehen në Shqipëri duke kontribuar në prosperitetin e shqiptarëve”, shkruan pedagogia Ndrecaj.

Ky postim vjen në një kohë kur një debat i madh përfshiu Shqipërinë dhe Britaninë, për shqiptarët që jetojnë në Londër. Britania akuzoi se shqiptarët po rrisin kriminalitetin, deklaratë që mori përgjigje të vazhdueshme nga kryeministri Edi Rama.