MENU
klinika

Kush 27-vjeçari që do udhëheqë National Rally!?

Rivalja e Macron/ Marine Le Pen ikën nga drejtimi i partisë

05.11.2022 - 19:49

Partia e ekstremit të djathtë në Francë, National Rally ka konfirmuar 27-vjeçarin Jordan Bardella si zëvendësuesin në postin e kryetarit të partisë për Marine Le Pen.

Kjo e fundit do të fokusohet në drejtimin e grupit të partisë në parlament, pasi ajo mori 89 vende në Asamblenë Kombëtare në fillim të këtij viti.

Është hera e parë në historinë e saj 50-vjeçare që RN nuk është udhëhiqet nga një anëtar i familjes Le Pen.

Por lëvizja nuk shënon një ndryshim të madh në drejtim për partinë. Marine Le Pen mbetet burimi i fuqisë reale dhe ajo është ende kandidatja e mundshme në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në 2027.

Ajo tha të shtunën se nuk po zhdukej nga politika.

“Unë nuk po largohem nga RN për të bërë pushime. Do të jem atje ku vendi ka nevojë për mua,” tha ajo në kongresin e partisë.

E rritur në një familje të varfër me origjinë italiane në periferi të Parisit, Bardella iu bashkua ekstremit të djathtë kur ishte adoleshent dhe u ngjit shpejt në krye të partisë, duke u bërë presidenti i saj në detyrë vitin e kaluar.

Ai drejtoi fushatën e suksesshme të zgjedhjeve evropiane të National Rally në 2019, dhe që atëherë ka impresionuar edhe armiqtë e tij me këmbënguljen e tij në debate.

27-vjeçari shihet si besnik i Le Pen. Vendosja e tij në krye të partisë është pjesë e përpjekjeve të RN për të zbutur imazhin e saj dhe për të tërhequr votues të rinj.

Le Pen dha dorëheqjen si lidere e partisë vitin e kaluar, në mënyrë që të mund të fokusohej në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ajo humbi në prill në balotazh ndaj Presidentit Emmanuel Macron.